Gazeta Si – Prezantimi i makinës së Botërorit të ardhshëm do të bëhet 8 ditë para testeve dimërore në Bahrejn nga skuderia italiane.
Perëndimi është ai i testeve post-kampionat të së martës së 28 nëntorit në Jas Marina, dita e fundit e punës për SF-23 para pensionit. Agimi është (ose më mirë mund të jetë) ai i së martës së 13 shkurtit. Kjo datë është hipoteza e parë e prezantimit të Ferrarit të Botërorit 2024, me të cilën Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz do të tentojnë thyejnë superioritetin e Maks Vershtapen dhe Red Bull-it.
Nëse Mercedesi do ta lejojë, kuptohet. Nëse do të jetë kështu, prezentimi në Maranelo do të bëhej me xhirot e para në pistë 24 orë para Shën Valentinit.
Pak a shumë mbetet e pandryshuar koha në lidhje me testet para kampionatit. Ato të 2024-ës zhvillohen nga e mërkura e 21 shkurtit deri të premten e 23 shkurtit, ndërsa Botërori starton fundjavën nga 29 shkurti deri më 2 mars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.