Motosport

Nga perëndimi në agim, oraret zyrtare të Botërorit 2021 në Formula 1

Dy muaj para nisjes së Botërorit 2021 me Çmimin e Madh të Bahreinit, Formula 1 ka zyrtarizuar oraret e provave dhe 23 garave që janë në kalendar. Rikthehen orët fikse për startin e garave, ndërkohë që reduktohen nga 90 në 60 minuta të dyja sesionet e provave të lira të së premtes.

Një pjesë e mirë e garave europiane do të nisin në orën 15:00, pra në orë fikse, ashtu siç administratori i ri i Formulës 1, Stefano Domenikali, kishte bërë të ditur. Starti i sezonit në cirkuitin e Sakhirit është programuar për në orën 18:00 me orën lokale, që do të thotë se do të garohet me drita.

Semaforët e kuq do të fiken në orën 14:00 në Baku për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, ndërsa në Kanada gara do të startojë në orën 20:00. Në Singapor gara nis në orën 21:00, kurse në Meksikë në orën 18:00. Është shtyrë me 8 muaj gara e “Albert Park” në Melburn dhe do të startojë në orën 7 të mëngjesit me orën tonë.

Oraret e garave të Botërorit 2021. Gazeta Si, 29 janar 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë