Të enjten në mbrëmje Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Debat” tha se nuk kishin depozituar zyrtarisht pranë Lindita Nikollës një emër për kryetarin e grupit parlamentar me argumentin se pala tjetër nuk do të pranonte.
Më herët, Sali Berisha në mbledhjen e thirrur në selinë e Partisë rreshtoi 17 deputetët kah tij, mes tyre edhe deputetët Greta Bardeli dhe Zef Hila që prej kohësh po përfliteshin se kishin “kaluar” me të
“Rithemelimi” rendit 18 deputete dhe për herë të parë të mërkurën zyra e shtypit u kujdes të përcillte edhe foto të deputetëve pjesëmarrës.

Burime nga selia blu thanë për Gazeta “Si” se në varësi të zhvillimeve mund të pritet edhe ndonjë deputet tjetër në parti.
Megjithatë, deri më tani numrat flasin ndryshe
Nga 52 deputetët e grupit të PD, (pa aleatët) Enkelejd Alibeaj rendit 28 deputetë.
Kjo është edhe arsyeja (ndryshe nga sa reagoi Këlliçi) që PD-ja zyrtare nuk depozitoi kërkesë për kryetarin e grupit.
Më herët, një gjë të tillë e kishte bërë Alibeaj duke mbledhur shumicën e firmave të grupit (20 me shkrim dhe 8 të tjera të rikonfirmuara në parim).
Gazeta “Si” sjell ndarjen aktuale të grupit parlamentar dhe raportet brenda saj që pritet të ndryshojnë shumëçka në votimin e drafteve të rëndësishme në vend si për rastin “Meta”, hapjen e dosjeve, reforma territoriale, ajo zgjedhore di dhe ndryshimet për reformën në drejtësi. Nga ku në fakt do të varen edhe aleancat e ardhshme jo vetëm brenda PD, por edhe me Partinë e Lirisë.

Grupi “Alibeaj” nuk mund të shmanget asesi në këto bisedime sa kohë që ai ka jo pak, por 28 vota në Kuvend. Dhe këtë e di fort mirë edhe Ilir Meta.
I pyetur disa herë në emisionin “Publikisht” në RTSH për raportet e tij me grupin “Alibeaj” dhe vete këtë të fundit, Ilir Meta u përgjigj: “Me z.Alibeaj kam pasur marrëdhënie shumë korrekte në të kaluarën, jam i hapur ta kem edhe sot…”
Deputetët që kanë firmosur për Enkelejd Alibeajn kryetar i grupit
1. Merita Bakiu
2. Selaudin Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferaj
10. Eralda Bano (Tase)
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata (Tyli) Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku
22. Orjola Pampuri
23. Flamur Hoxha
24. Arbi Agalliu
25. Emilja Koliqi
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj
28. Lulzim Basha
Të papërcaktuar
1. Grida Duma
2. Ervin Salianji
3. Xhelal Mziu
Të lëkundur
1.Tomor Alizori
2. Lindita Metaliaj
3. Nustret Avdulla
Grupi “Rithemelimi”
1. Sali Berisha
2.Albana Vokshi
3.Agron Shehaj
4.Belind Këlliçi
5.Bujar Leskaj
6.Edmond Spaho
7.Edi Paloka
8.Elda Hoti
9.Flamur Noka
10.Luan Baçi
11.Isuf Çela
12.Tritan Shehu
13.Luçiano Boçi
14.Oerd Bylykbashi
15.Sorina Koti
16.Ina Zhupa
17. Greta Bardeli
18. Zef Hila
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.