Moti

Nga nesër tërhiqet i nxehti Saharian, fillojnë shirat

Edhe dita e sotme ka nisur e nxehtë dhe me temperatura të larta. Sot vlera me e lartë në mëngjes është regjistruar në kryeqytet me 25 gradë CELSIU. Ndërsa orët në vijim temperaturat do të jenë edhe më shumë në rritje ku, edhe sot kolona e Mërkurit do të ngjitet mbi 40 gradë. Dita e nesërme do të fillojë një tërheqje graduale të masave ajrore të nxehta që mbajtën vendin tonë. Do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu në veri, në formën e stuhive për shkak të kontrastit të fortë të masave ajrore më të freskëta nga Europa veriore. Temperaturat do të fillojnë të bien me 4 deri në 6 gradë celsius.
Zonat malore 18-33 gradë celsius.
Zonat e ulëta 21-37 gradë celsius.
Zonat bregdetare 20-33 gradë celsius.
Era do të intensifikohet me shpejtësi, rreth 10-15 m/sek dhe valëzimi do të jetë 4 ballë në det të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë