Moti

Ikën i nxehti Afrikan, nga nesër deri të premten do të kemi shi dhe stuhi

I nxehti Afrikan që preku vendin tonë po largohet gradualisht.  Meteorologia Rezarta Xhakollaroi  thotë për Gazetën “Si” se ditën e mërkurë një impuls i masave ajrore të ftohta nga Skandinavia, do të zbres në vendin tonë duke i ndryshuar kushtet atmosferike. Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e para të mëngjesit,era do jetë e vrullshme me shpejtësi mbi 15 m/sek dhe dallgëzimi do të jetë i lartë. Sipas Xhakollarit kjo do të sjellë dhe rënie të konsiderueshme të temperaturave.

Zonat malore 15-25 gradë celsius

 Zonat e ulëta 18-30 gradë celsius

Zonat bregdetare 29 gradë celsius.

Meteorologia shpjegon se moti me temperatura të ulëta do të zgjas deri ditën e premte. Në fundjavë do të rikthehen serish masa ajri me të ngrohta dhe temperaturat do të jenë me rritje, duke u rikthyer në normën e muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë