Politike

Nga Nano, Hysi tek Bushati e Velaj / Zyrtarizohen 12 emrat për ambasadorë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm ka zyrtarizuar 12 emrat për ambasadorë që pritet të diskutohen fillimisht në komisionin e jashtëm parlamentar.

Ata janë 12 kandidatë ndër ta edhe emri i analistit Mustafa Nano, ish-kryetarit të PS-së së Tiranës, Ervin Bushati apo ish-deputetes dhe ish-zv-kryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Në Vjenë pritet të shkojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Një emër i ri i panjohur është edhe ai i ambasadorit tonë të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.  

Ndërkohe në Berlin shkon ambasadorja e Hollandës Aida Sakiqi duke ndërruar vendet me ambasadorin aktual Artur Kuko i cili pritet që të shkojë në Hollandë

Ambasadorët e rinj

Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara

Zhaklina Peto, Mali i Zi

Aida Sakiqi, Gjermani

Ervin Bushati, SHBA

Ilir Gjoni, NATO

Vasilika Hysi, Kombet e Bashkuara Gjeneve

Meri Kumbe, Izrael

Fatmir Velaj, Austri

Blerta Kadzadej, Turqi

Majlinda Frangaj, Vatikan

Mustafa Nano, Zvicer

Uran Ferizi, Britania e Madhe


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë