Kryedemokrati Lulzim Basha postoi një video kundër kryeministrit Edi Rama, duke e etiketuar si artisti i mashtrimit. Ai u rendit një sërë akuzash kryeministrit që nga zotimet se nuk ka kryer asnjëherë pushime jashtë Shqipërisë. Në këtë video ai nxjerr një deklaratë të Ramës ku në vitin 2016 pranon pushimet në SHBA, apo dhe udhëtime në Torino, ku takoi futbollistin e Juves, Cristiano Ronaldo, apo dhe në Miami duke parë ndeshjet e basketbollit.
“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja”, shkruan Basha.
Kryedemokrati në këtë video thekson se Rama jeton në luks me një pasuri të pajustifikuar ku vetëm vila e tij në Surrel kushton mbi 2 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.