Njerez

Nga liria e internetit te inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike, rrëfehet bosi i Google

Liria e internetit është nën sulm të vazhdueshëm në të gjithë globin dhe shumë vende po kufizojnë rrjedhën e informacionit që lundron online dhe ç’është më e keqja është se ky model po merret i i mirëqënë.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai lëshoi alarmin mbi lirinë e shprehjes në internet që po kufizohet çdo ditë e më shumë dhe në këtë pjesë disa vende po e justifikojnë këtë me luftën kundër lajmeve të rreme.

Si shefi i Google dhe i kompanisë së saj mëmë, Alphabet Pichai mbikëqyr Google Search, Chrome, sistemin e operimit Android dhe të tjera produkte të gjigantit teknologjik amerikan, që sidomos me Google Search ka revolucionarizuar dhe mundësua aksesin në informacion për këdo me një kosto minimale.

Pichai nënkuptoi Kinën, si modeli që po përpiqen që të ndjekin edhe shumë vende të tjera të botës, duke kufizuar aksesin në internet për qytetarët e tyre dhe duke u ofruar atyre informacionet të selektuara, që zakonisht u leverdisin qeverive dhe shkojnë kundër interesave të publikut.

Në një intervistë të gjatë dhënë për BBC, bosi i Google bëri edhe një parashikim. Ai tha se brenda 25 vitesh dy gjëra do të revolucionarizojnë shoqërinë njerëzore.

“Inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike. Inteligjenca artificiale për mua do të jetë një shpikje e ngjashme me elektricitetin, zjarrin, apo internetit, ndoshta edhe më e rëndësishme”, tha ai.

Në këtë drejtim Google është duke punuar, ashtu si shumë kompani të tjera rivale të saj, ku të gjitha tregohen mjaft diskrete në shpërndarjen e informacioneve se në çfarë faze janë.

Zhvillimi i dytë, sipas tij, do të jetë informatike kuantike, që Pichai thotë se do të ketë ndikim të madh, por jo në atë shkallë që do të ketë inteligjenca artificiale e autonome.

Informatika kuantike është një fushë krejtësisht e re dhe krejtësisht e ndryshme nga programimi aktual, i bazuar në dy gjendje të materies në sistemin binar; 0 ose 1. Këto dy pozicione të materies quhen bits dhe mes këtyre dy vlerave nuk ka asgjë në mes.

Kjo ndryshon te informatike kuantike, ose niveli sub-atomik.[ Këtu materia vepron ndryshe; mund të jetë 0, ose 1 në të njëjtën kohë, ose të jetë në një spektër mes këtyre dy gjendjeve. Kompjuterat kuantikë janë të ndërtuar jo mbi bits, por mbi qubits, që është arsyeja se përse materia te ta mund të jetë në gjendje të ndryshme nga informatika tradicionale.

Pichai thotë se informatika kuantike në një farë mënyre po mbivlerësohet, pasi mendon se do të ketë disa punë dhe veprime që nuk do t’i kryejë dot, ose që do të jetë më praktike kryerja e tyre përmes teknologjisë aktuale. Por, ai beson se ka disa gjëra të tjera që informatike kuantike do t’i hapë njerëzimit një univers të ri zgjidhjesh e arritjesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë