Biznes

Nga linja direkte Tiranë-Baku tek energjia dhe transporti, Balluku jep detaje pas firmosjes së protokollit me Azerbajxhanin

Shqipëria dhe Azerbajxhani do të thellojnë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve respektive.  

Zv-Kryeministrja njëherazi ministre e Infrastruktures dhe Energjisë, Belinda Ballaku njoftoi fushat se ku do të thellohet ky bashkëpunim.

“Në mbledhjen e Komitetit të përbashkët diskutuam gjerësisht mbi një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimet ekonomike, teknologjike dhe ato industriale. Energjia, transporti, linja direkte e fluturimit,Tiranë-Baku ishin gjithashtu pjesë e bisedimeve, të cilat u finalizuan me nënshkrimin e një protokolli. Punë të mira na presin”, tha Balluku pas mbledhjes së komitetit të përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë