Lajme

Nga emigrantët te studentët, të gjithë protestojnë para kryeministrisë

Emigrantët shqiptarë kanë nisur protestën e tyre para godinës së kryeministrisë kundër korrupsionit, gjendjes ekonomike dhe varfërisë në vend.

Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje për protestën, emigrantët kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë.

Protestës i janë bashkuar edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej 55 ditësh.

Në protest janë edhe artistët, të cilët vijojnë të këmbëngulin për të mos shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”.

Ky i fundit jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe por herë pas here ka ironizuar nëpërmjet "memeve" politikanë të ndryshëm shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë