Moti

Nga e mërkura ngrohet moti

Fillimi i javës në vendin tonë do të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm. Pra do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore. Por nga dita e mërkurë deri në fundjavë priten të afrohen masa ajri shumë të ngrohta nga Mesdheu, të cilat do të sjellin stabilitet të motit dhe temperatura të larta. Temperaturat parashikohen të arrijnë vlera deri në 22 gradë në veri ndërsa në zonën e ulët do të regjistrohen vlera mbi 25 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë