Moti

Moti tekanjoz – Nga sot, sërish borë dhe temperatura të ulëta

Ndërkohë që rrugët e Britanisë së Madhe dhe Skocisë i ka mbuluar bora, e temperaturat kanë arritur deri në -3 gradë celsius, në vendin tonë dukej sikur kishte ardhur pranvera tashmë. E gjithë Europa veriore është përfshirë nga i ftohti, i cili nga sot do të zbresë edhe mbi Shqipëri. Vendi ynë do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë atlantike, të cilat do të ndryshojnë kushtet klimaterike.

Në fillim të javës moti do të jetë me reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe verilindore, ndërsa në qendër dhe në jug do të jetë me kthjellime.

Ndërsa ditën e martë i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu në formën edhe të stuhive dhe rrebesheve në zonën perëndimore, ndërsa në verilindje dhe juglindje do të rikthehen reshjet e borës për shkak të masave ajrore të ftohta.

Temperaturat do të pësojnë rënie.

 Zonat malore -1- 5 gradë celsius.

Zonat e ulëta 5-13 grade celsius

 Zonat bregdetare 8-14 grade celsius.

Ditën e mërkurë do të ketë përmirësim të përkohshëm, por temperatura do të zbresë në zonat malore. Temperaturat do të mbeten të ulëta nga -1 gradë në veri deri në 13 gradë celsius në mesditë në bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë