Lajme

Nga e diela, në Kakavijë do të kalojnë vetëm 750 udhëtarë, ndërsa në Kapshticë 300

Policia greke ka njoftuar homologët në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga e diela, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 dhe çdo dite do të ketë kufizime  për të hyrë në Greqi. Nëpërmjet Kakavijës do lejohen vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas. Testet nuk do të bëhen më në kufi.

Për të hyrë në Greqi prej datës 17 gusht sërish qëndrojnë në fuqi kushtet:

✅ Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

✅ Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

✅ Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë