Futboll

Nga Donaruma te Mbape, këta janë 20 yjet e ardhshëm të futbollit

Observatori i Futbollit CIES ka zhvilluar një analizë për futbollistët e rinj të lindur pas vitit 1998 që po shkëlejnë këtë sezon dhe që pritet ta dominojnë këtë sport në dekadën e ardhshme. CIES ka marrë në shqyrtim minutat e luajtura të këtyre futbollistëve, të ndërthurura me asistent, golat por edhe penalltitë e bllokuara dhe pritjet e pastra në rastin e portierëve. Nuk ka shumë surpriza në këtë rënditjë në fakt, pasi në krye janë dy emra shumë të njohur dhe që ende pa mbushur 20 vjeç janë të mëdhenj, si Kilian Mbape dhe Xhixio Donaruma.

Donarmua ka qenë në të gjitha ndeshjet protieri titullar i Milanit në Serinë A dhe në Ligën e Europës. Ai sapo ka mbushur 20 vjeç dhe në këtë edicion e ka mbajtur portën e Milanit të paprekur. Duke iu bashkuar formës së mirë të skuadrës së tij në këto dy muaj, tre herë ekipet e tjera nuk kanë mundur dot t’i shënojnë Milanit. Kilian Mbape është i vetmi këtë sezon që i rrezikon Mesit titullin e këpucës së artë europiane. Talenti francez që shkëlqeu në kampionatin botëror të Rusisë, është kthyer në liderin e PSG me 22 golat dhe 5 asistet e tij. Nuk mungon në këtë listim të CIES edhe Kristian Pulisiç që bëri një vit të jashtëzakonshëm te Borusia e Dortmundit. Amerikani me origjinë kroate falë kësaj forme te gjermanët siguroi kalimin te Çelsi në Premier Ligë.

Nga Milan në këtë listë është edhe Patrik Kutrone që fundin e sezonit të shkuar dhe fillimin e këtij aktual ishte lideri i fazës sulmuese të kuqezinjve. Italianët mund të gëzohen pasi kanë plot katër futbollistë në këtë listë, për shkak se Donarumës e Kutrones i bashkangjiten edhe Tonali me Pelegrin që janë titullarë të padiskutueshëm në ekipet e tyre edhe pse ende nuk i kanë kaluar 19 vjeç.

Në këtë renditje të CIES është edhe talenti i Romës Klajvert, që këtë sezon ka pasur disa probleme ambientimi në kryeqytetin italian. Surprizues është mungesa e Zaniolos në këtë listë, por që është e kuptueshme, pasi vitin e shkuar ai ishte në Inter Primavera dhe kur kaloi te Roma nuk pati shumë minuta në fillim.

Sipas CIES lojtari që ka luajtur më shumë minuta gjatë vitit kalendarik 2018 është 18 vjeçari i Nante Uilliam Saliba. Nga Seria A është Traore i Empolit dhe portieri Lafont i Fiorentinës. Real Madrid dhe Barcelona prezantohen në këtë listë vetëm me dy futbollistë të huazuar. Katalanasit me Çuçurela që është i huazuar te Eibari, ndërsa Reali i Madridit me Hakimin që luan në Bundesligë me Dortmundin. Futbollistët e tjera të përfshirë në listën e CIES janë: Arne Maier i Hertës së Berlinit, Konate i Lajpcigut, Ismail Sarr i Rene, Rajan Sesenjon i Fuhemit, Aiman i Tuluzës, Militao i Portos, Tom Devis i Evertonit, Fran Baltran i Selta Vigos, Haverts i Leverkusen, De Lajt i Ajaksit, Opamekano i Lajpcigut, Aleksandër Arnold i Liverpulit dhe Aouar i Lionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë