Politike

Nga Ditmir Bushati e Tom Doshi, socialistët dhe opozitarët që s’votuan kundër Metës

Rezoluta e Parlamentit u votua me 97 vota pro dhe katër abstenime, ndërsa dy nuk kanë votuar. Në listën e siguruar nga Gazeta “Si” në momentin e votimit mësohet se janë të paktën 7 deputetë të mazhorancës që nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës. Në listë renditet ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e më pas vjen Tom Doshi, Elona Hoxha, Klodina Spahiu. Në listë figuron edhe ministrja Olta Xhaçka, por sipas burimeve të Gazeta Si, për arsye personale u largua nga seanca.

Prezenca e deputetëve faksmile e prezencës. Gazeta Si, 15 nëntor 2019


Ndërsa nuk dihet se pse kanë munguar deputetët e tjerë, ku ndër to bie në sy emri i ish-kryediplomatit Ditmir Bushati. Ai kohët e fundit ka shprehur rezerva për politikat që po ndjek Rama, madje përplasja e tij më e fundit ka qenë për bashkinë e Shkodrës, ku Valdrin Pjetri u tërhoq nga kapja e ligjit të Dekriminalizimit. Në listën e deputetëve të opozitës figuron se mungojnë Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Ralf Gjoni.

https://twitter.com/rudina_hajdari/status/1195384671120642053

Që të tre deputetët mësohet se kanë qenë në Kosovë ku kanë zhvilluar takime edhe me Vjosa Osmanin të LDK-së dhe Glauk Konjfucën eVetëvendosjes. Vetë Hajdari ka postuar në Facebook foto nga këto takime duke dhënë në mënyrë indirekte edhe arsyen se pse nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme parlamentare.

Tre deputetët e opozit

Në seancë edhe pse ishte i pranishëm dhe foli, Lefter Maliqi ka braktisur momentin e votimit. Edhe Adritiak Alimadhi nuk mori pjesë në votim. Ndërsa votë pro rezolutës ka dhënë edhe deputeti i LSI-së, Lefter Koka cili nuk pranoi të që dorëzonte mandatin e deputetit. Nga e gjithë opozita vetëm 11 deputetë nuk ishin të pranishëm, katër prej tyre abstenuan, ndërsa të tjerët bashkuan votat me mazhorancën pro rezolutës së paraqitur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Socialistët që nuk ishin në seancë
Ditmir Bushati
Tom Doshi
Eglantina Gjermeni
Elona Hoxha
Klodiana Spahiu
Olta Xhaçka (mungoi)
Fidel Ylli

Opozita, deputetët që munguan
Ralf Gjoni
Fatjona Dhimitri
Gjetan Gjetani
Ramazan Gjuzi
Halil Jakini
Enada Kapllani
Lefter Maliqi
Myslim Murrizi
Erion Piciri
Koçi Tahiri
Suzana Topi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë