Në bazë të dekretit të nxjerrë prej Ilir Metës, kjo e diel duhet të ishte një ditë zgjedhjesh. Por, përplasja me mazhorancën, që përfundoi deri në Komisionin e Venecias e transformoi këtë ditë nga ditë votimesh, në ditë sportive.
Presidenti Ilir Meta postoi nga Gjiri i Lalëzit një video ku shfaqet i zbathur në rërë dhe me fanelën e Sëlltik duke treguar aftësitë në zhonglimin e një topi futbolli.
Zhonglimi mbërrin dy ditë pasi Komisioni i Venecias miratoi gjetjet e ekspertëve të tij në lidhje me vendimin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit. Në raport, Venecia gjen tejkalim kompetencash, por thotë se ky tejkalim nuk justifikon shkarkimin e Presidentit.
Gjithsesi, raporti u lexua ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga Presidenca. E para tha se raporti legjitimonte nismën për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa Presidenca këmbëngul se raporti legjitimoi vendimet e Presidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.