Lajme

Netlflix dhe Youtube, në cilat vende ndiqen më shumë?

Në cilat vende sundojnë dy gjigantët e mëdhenj, Netlflix dhe  Youtube?

Duket se dy aplikacionet e njohura janë ndarë mes SHBA-së dhe Europës?

Netflix sundon kryesisht në Amerikë aty ku edhe është themeluar dhe arrin deri në 40%të trafikut në internet gjatë orëve të mesditës.

Ndërsa pas tij renditet Youtube me kërkimin në internet dhe streaming për muzikë. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Në këto vende, ende sundon YouTube me 30%, ndërsa Netflix arrin shifrën e 23% .

Ndërsa Azia dhe Paqësori preferojnë rrjetet sociale, dhe videot përmes këtyre rrjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë