Bota

Netanyahu urdhëron planin e evakuimit të civilëve nga zona e Rafah

Gazeta Si – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, ka urdhëruar aparatin e mbrojtjes që të përgatisë planet për evakuimin e civilëve në zonën e Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit.

"Nuk është e mundur të arrihen objektivat e luftës për eleminimin e Hamas-it, duke lënë katër bataljone të tij në Rafah, - ka thënë Netanyahu. – Është e qartë se një operacion i fuqishëm në Rafah kërkon largimin e civilëve nga zona e luftimit”.

Sipas kryeministrit izraelit, duhet një plan i dyfishtë: njëri për eliminimin e bataljoneve të Hamas-it dhe tjetri për evakuimin e popullsisë.

Nga burime lokale dhe dëshmitarë okularë është mësuar se forca të reja të sigurisë egjiptiane kanë mbërritur pranë Rafah në Rripin e Gazës për të mbrojtur kufirin. Vetëm pak kilometra më tej janë grumbulluar gati 2 milionë palestinezë, të shtyrë nga bombardimet izraelite, që kanë shkuar tashmë përtej kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë