Bota

Netanyahu rrezikon urdhër-arresti nga Gjykata e Hagës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, rrezikon që Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të lëshojë një urdhër arresti kundër tij, por Shtetet e Bashkuara duket se janë të angazhuara intensivisht për ta parandaluar këtë.

Lajmi bëhet i ditur nga media izraelite “Walla”, në të cilën shkruhet se Netanyahu është angazhuar personalisht për të shmangur ndërhyrjen e Gjykatës së Hagës.

Analisti i “Haaretz”, Amos Harel shkroi gjithashtu se qeveria izraelite po punon nën aludimin se prokurori i ICC-së, Karim Khan ka mundësi të lëshojë një urdhër-arresti këtë javë për kryeministrin izraelit, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe kreun e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), Herzi Halevi.

Shtetet e Bashkuara, ashtu si dhe Izraeli, nuk janë në mesin e 124 vendeve që kanë nënshkruar Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe janë të angazhuar në një përpjekje për të bllokuar urdhër-arrestet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë