Muzike

Të enjten koncerti në sheshin ‘Skënderbej’, Ricky Martin: Do të jetë fantastike, bëhuni gati për të kërcyer

Nga Gazeta Si- Ditën e enjte në sheshin ‘Skënderbej’ do të jetë koncerti i këngëtarit me famë botërore Ricky Martin. Këngëtari ka arritur ditën e djeshme në Shqipëri dhe menjëherë ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ftuar të gjithë që të bëhen gati për të kërcyer.

“Përshëndetje Shqipëri! Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik. Dua të gjithë të jeni aty dhe bëhuni gati për të kërcyer, pasi do të jetë shumë fantastike. Uroj ta shijoni dhe shihemi së shpejti”, shprehet këngëtari i njohur.

Kjo është hera e parë që këngëtari Ricky Martin do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Gjatë performancave para publikut në shesh, Ricky Martin do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.

Martin është këngëari i dytë me famë botërore që mban një koncert në Shqipëri për këtë verë. Më 30 qershor u mbajt po në sheshin ‘Skënderbej’ koncerti i Enrique Iglesias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë