Lajme

Erëra të forta dhe shi në bregdet

Cikloni mesdhetar, i cili ka gjunjëzuar Italinë, gradualisht do të lëvizë drejt Ballkanit Perëndimor, pjesërisht dhe vendit tonë, ku parashikohen erëra të forta në detin Adriatik dhe Jon.

I gjithë vendi në orët para të ditës deri në mesditë do të përfshihet nga kalimi i një sistemi frontal, i cili do të sjellë reshje shiu në veriperëndim dhe jugperëndim të shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa elektrike. Era do të jetë e me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15-20 m-sek dhe dallgëzmi do të jetë i fortë deri në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale

Zonat malore 13-20

Zonat e ulëta 16-25

Zonat bregdetare 16-25 grade celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë