Futboll

Nëse Pochettino rikthehet të drejtojë, Tottenham do fitojë 10 mln sterlina

Mauricio Pochettino e Tottenham janë ndarë tashmë prej muajsh. Por marrëdhënia mes klubit dhe ish-trajnerit është më e gjallë se kurrë. Në fakt, sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, nëse trajneri do të kthehet të drejtojë një klub, do të përfitonte edhe Spurs.

Në kontratën që lidh Pochettino me Tottenham ekziston një klauzolë që detyron trajnerin të paguajë 10 milionë stërlina për Spurs në rast marrëveshje me një tjetër klub gjatë këtij sezoni. Argjentinasi është përfolur shpesh si kandidat për stolin e Bayern Mynih e Manchester United, por një ‘po’ e mundshme, do ti kushtonte rëndë.

Në të kaluarën, vetë Pochettino dukej se ishte kandidati kryesor për tu ulur në pankinën e katalanasve por, ndoshta, kjo klauzolë ka penguar konkretizimin e marrëveshjes. Mbetet për tu parë nëse, përpara fundit të sezonit, ndonjë klub i rëndësishëm do të bëjë përpara dhe çfarë do të vendosë Pochettino


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë