Jete & Stil

Nëse doni sukses, punoni kur të gjithë janë pushim

Jeni lodhur nga puna me orare të zgjatura,  dhe pa pushime ne fundjavë,  mos e  shikoni bardhë e zi këtë pjesë, sepse edhe kjo ka një anë pozitive.

Grant Cardone, një milioner i famshëm,  beson se çelësi i suksesit qëndron te puna me orar të zgjatur apo në fundjavë.  Nëse doni të jeni ndryshe duhet të punoni ë shumë se të tjerët.

Ai thotë se nëse punoni si të gjithë të tjerët ju do të jeni po njësoj dhe asgjë nuk do t’ju diferencojë.

Nëse doni sukses, ju duhet të jeni të përgatitur të bëni diçka që askush nuk e bën. Në vend që të bëni atë që bëjnë turmat, punoni kur të tjerët nuk janë”, tha Cardone për CNBC.

“Përdorini ditët e pushimit si një mënyrë për të ecur përpara, duke punuar ndërkohë që të gjithë janë në shtëpi apo festojnë. Kështu ju nuk do të bëni vetëm diferencën por do të frymëzoheni për të arritur gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë