Motosport

Nerva dhe strategji në garën e Spanjës, Vershtapen i përulet Hemiltonit

Një triumf me mendje dhe strategji i Ljuis Hemiltonit në Çmimin e Madh të Spanjës, një fitore që konsolidon pozitat e tij në kampionat. Maks Vershtapen e ka mbyllur në vend të dytë, ndërkohë që në pod është ngjitur edhe Valteri Botas. Leklerk në vend të 4-t.

Ishte një garë e luajtur në fije të perit, me një Hemilton që bëri gjithçka në ndjekje të një Vershtapeni brilant. Piloti holandez, në garën e 100-të në Formula 1 pikërisht në cirkuitin ku ka arritur fitoren e parë në 2016-ën, u nis nga linja e dytë dhe e sulmoi britanikun menjëherë, duke marrë komandën dhe duke imponuar ritmin e tij. Ai nuk e humbi kthjelltësinë edhe kur mekanikët e tij gabuan në pit stop.

Një sfidë nervazh që u bë më intriguese, kur Hemilton bëri pit stop-in e dytë për gomat. Një strategji e saktë, që solli parakalimin vendimtar dhe suksesin e radhës për Mercedesin. Hemilton fillimisht kaloi Botasin dhe më pas regjistroi xhiro shumë të mira për të shkuar te fitorja. Në xhiron e 60-të nga 66 në total që ka cirkuiti, sulmi vendimtar i Hemiltonit, që fluturoi drejt fitores numër 98.

Ferrari i Leklerk e mbylli shumë afër podit. Ishte një garë bindëse nga francezi, agresiv në fillim dhe pastaj me një ritëm të kënaqshëm. Përpara një publiku prej 1 mijë personash nuk kanë mundur të shkëlqejnë pilotët spanjollë, Karlos Sainz, Fernando Alonso dhe Esteban Okon.

Renditja e pilotëve
1.Ljusi Hemilton (Mercedes) 94 pikë
2.Maks Vershtapen (Red Bull) 80
3.Valteri Botas (Mercedes) 47
4.Lando Norris (MekLaren) 41
5.Sharl Leklerk (Ferrari) 40
6.Serxho Perez (Red Bull) 32
7.Daniel Riçardo (MekLaren) 24
8.Karlos Sainz (Ferrari) 20
9.Esteban Okon (Alpine) 10
10.Pierr Gasli (AlfaTauri) 8
11.Lens Stroll (Aston Martin) 5
12.Fernando Alonso (Alpine) 5
13.Juki Tsunoda (AlfaTauri) 2
14.Kimi Raikonen (Alfa Romeo) 0
15.Antonio Xhovinaci (Alfa Romeo) 0
16.Xhorxh Rusell (Uilliams) 0
17.Sebastian Fetel (Aston Martin) 0
18.Mik Shumaker (Has) 0
19.Nikita Mazepin (Has) 0
20.Nikolas Latifi (Uilliams) 0

Renditja e konstruktorëve
1.Mercedes 141 pikë
2.Red Bull 112
3.MekLaren 65
4.Ferrari 60
5.Alpine 15
6.AlfaTauri 10
7.Aston Martin 5
8.Alfa Romeo 0
9.Uilliams 0
10 Has 0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë