Moti

Nëntori do të vijë me shiun

Ndryshe nga muaji tetor me mungesë të theksuar të reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta deri në 30 gradë celsius, muaji nëntor do të ndryshojë kushtet atmosferike. Ditët e para të muajit nëntor do të nisin me reshje shiu dhe temperatura të cilat, do të jenë me rënie graduale. Sipas parashikimeve afat gjata 15 ditëshi i parë i muajit, do të jetë i lagësht dhe me reshje shiu të herë pas hershme. Temperaturat do të jenë në mesataren e muajit, deri në 17 grade celsius në zonën malore dhe 22-23 gradë celsius në zonën e ulët dhe bregdetare. Parashikohet që deri në datën 6 nëntor temperaturat të jenë deri 27 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë