Futboll

Nejmar iu ofrua Barcelonës, katalanasit e refuzuan. Sulmuesi do shitjen e menjëhershme

Gazeta Si – Sipas spanjolles ‘Mundo Deportivo’, drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar kohët e fundit Barcelonës sulmuesin brazilian Nejmar. Dhe katalanasit e kanë refuzuar rikthimin e lojtarit.

Përveç problemeve ekonomike që ka klubi spanjoll aktualisht, trajneri Ksavi Hernandez ka qenë kundër edhe për të mos prishur ekuilibrat në dhomën e zhveshjes me një rikthim të bujshëm në nivelin e popullaritetit dhe të pagës. Kështu, ashtu si për Mesin pak kohë më parë, edhe për Nejmarin nuk do të ketë një rikthim si katalanas.

Nejmar pritet te shitet nga PSG. Gazeta Si, 7 gusht 2023

Nejmar është nxjerrë në merkato nga klubi parisien dhe interesim për të ka pasur nga Premier Liga, por ende nuk ka një ofertë konkrete që do të bindte PSG-në. Orët e fundit nga Franca vjen lajmi se vetë lojtari ka kërkuar shitjen e menjëhershme, duke krijuar një tjetër çështje, pas asaj te Mbape.

Klubi francez ka humbur Lionel Mesin këtë verë, mund të humbë po ashtu edhe Kilian Mbape, pas kaosit total që është krijuar së fundi mes palëve. Tani me shumë gjasa do të humbasë edhe Nejmarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë