Ne rrjet

Sllovenia: Tragjike, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat

Edhe pse Bullgaria ka njoftuar se nuk do heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar kështu edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë, Sllovenia ka dalë sot kundër ndarjes së dy vendeve.

Duke folur disa ditë përpara se unioni të marrë vendimin për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare, Presidenti slloven, Borut Pahor sinjalizoi se bisedimet me Tiranën dhe Shkupin do të shtyhen sërish. Ai njfoi sot se një nga detyrat e kryesimit slloven me BE-në dotë jetë zhbllokimi i fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sllovenia e merr presidencën në korrik.

“Mendoj se duhet të gjejmë mënyrë që Bullgaria t’i jep dritë jeshile Maqedonisë. Kjo është një çështje morale për Europën, jo vetëm politike”, deklaroi Pahor për agjencinë sllovene CTA.

“Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, përpos kësaj, si duket ka më tepër gjasa që Shqipëria të merr dritë jeshile”, tha Pahor. Sipas tij do të ishte tragjike që Shkupi të ndahej nga Tirana.

Ai shtoi se përparimi në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe se situata serioze tregohet edhe nga dekreti i fundit i presidentit amerikan Joe Biden për ngrirjen e pasurisë për këdo që do të kontribuonte në destabilizimin e rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë