Lajme

Negociatat, Rama u prit nga Presidenti francez në Pallatin Elysée, a u bind Macron?

Kryeministri Rama përmes një videoje që ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se ka zhvilluar takimin me Presidentin e Francës, por ende nuk dihet nëse e ka bindur apo jo Rama skeptikun Emmanuel Macron?

Kryeministri Rama kërkoi takimin me Macron në kuadër të lobimit për të marrë një votë mbështetëse nga Franca për hapjen e negociatave në takimin e vendeve të BE në qershor, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian në muajin prill.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë ndër vendet më skeptike për të miratuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155809263751523/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë