Lajme

Negociatat, Rama: Kemi 12 muaj punë

Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, Kryeministri Rama bëri ndryshimin midis çeljes imediate të negociatave dhe në 12 muaj.

“Ka një ndryshim midis çeljes së negociatave imediate dhe në 12 muaj, por është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë që shkon deri në 12 muaj. Fakti që çelja e negociatave është e caktuar në 2019, por komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor nuk ështëndryshim i madh. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave”, tha Rama.

Ai më tej, u shpreh se nuk ka asnjë kusht shtesë gjatë kësaj periudhe.

“Më vjen për të qeshur dhe qarë, kur dëgjoj se europa ka vendosur 13 kushte, por nuk është kështu. Por këtu nuk është çështje kushtet, por përputhshmërisë së shtetit me vendet anëtare të BE, dy organizmat të bëhen një”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë