Lajme

Negociatat hapen në qershor? Ndryshe thotë një dokument i Brukselit

Agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax, ka publikuar një dokument të Brukselit, në të cilën jepet opsioni i mos çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Në fakt bëhet fjalë për një draft që qarkullon nëpër qarqet e BE-së, ku vendi ynë nuk ka shumë shpresë për të marrë dritën jeshile në qershor.

Makfax thotë se pas këtij dokumenti negativ nuk qëndrojnë të gjitha shtetet, por ato që janë disi skeptik për çeljen e negociatave për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë muajin e ardhshëm.

Sërish sipas këtij drafti, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar cilësohen si me progres të vogël, çka sipas tyre negociatat duhet të çelen pranverën e 2019. Një argument tjetër i tyre është që Bashkimi Europian duhet të bëhet më i fortë, e pastaj më i madh.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë