Politike

Negociatat, gazetari gjerman zbulon kushte të reja për Shqipërinë

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama qëndroi në Berlin për të bindur Bundestangun Gjerman për hapjen e negociatave në tetor, sinjalet që vijnë nga Berlini nuk duken edhe aq pozitive.

Një artikull i publikuar nga “Rrjeti Editorial Gjerman” thekson se Bashkimi Europian do t’i vendosë kushte të reja Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shkrimi mbar emrin e gazetarit Damir Fras, korrespondentit për punët europiane në këtë media.

“Unioni kristandemokrat dhe SPD do të vonojnë çeljen e negociatave me Ballkanin. Ata nuk e shohin si të përshtatshme krizën dhe pasigurinë ligjore në Shqipëri”, thote artikulli.

Damian Fras, Gazeta Si, 13 shtator 2019


Në shkrimin e tij Fras thekson se Shqipëria duhet së pari të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion sistemin gjyqësor. Këto kushte sipas tij janë nga më kryesoret përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimin me BE-në.

Gazetari shton gjithashtu se një çështje që ka hapur diskutime është lidhja e gjyqësorit me krimin në Shqipëri.

“Shqipëria do të duhej të reformonte ligjin e saj zgjedhor dhe të garantonte “funksionimin” e gjyqësorit – dhe shumë më tepër. Ndër të tjera, “përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafias vazhdojnë të shkaktojnë diskutime” shkruan Fras. "Kj do të sjellë vendosjen e kushteve të reja të cilat do ë shtyjnë akoma më shumë procesin e nisjes së negociatave. Sa i përket samitit të tetorit gazetari nënvizon se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave. BE do të deklarojë gatishmërinë e saj për të negociuar me Shqipërinë për anëtarësim. Në fund të fundit, ato nuk do të fillojnë për disa vite” mbyllet artikulli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë