Politike

Negociatat, BE vulos sot fatin e Shqipërisë e Maqedonisë

Bashkimi Europian vulos sot fatin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen sot në Luksemburg ku do të vendosin për nisjen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi është kthyer tanimë në një fushëbetejë mes vendeve anëtare të BE-së që mbështesin fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (të cilat përbëjnë shumicën), vendeve skeptike që pajtohen parimisht me kushtet e Bundestangut për vendin tonë (Holanda Danimarka, Greqia, Belgjika) dhe Francës, e cila kërkon për të tretën herë radhazi që BE-ja të vetë-reformohet përpara se të zgjerohet.

Holanda ka dhënë sinjale se i përmbahet qëndrimit të saj se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Gjatë mbërritjes në Bruskel, Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka përsëritur të njëjtin mesazh në anglisht para takimit të ministrave të jashtë në Luksemburg.

Stef Blok, Gazeta Si, 15 tetor

Nga ana tjetër, Gjermania ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri për Europën, Michael Roth tha se Gjermania mbështet hapjen e negociatave në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut.

“Qëndrimi gjerman është shumë i qartë. Ne mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut. Bashkimi Europian ka një përgjegjësi për paqen, prosperitetin dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëdnimor dhe kjo do të thotë që ne duhet t’i përmbahemi premtimeve tona”, tha ai.

Në të njëjtën linjë dhe Finlanda shprehu mbështejen për hapjen e negociatave me vendin tonë. Ministrja e jashtme e vendit që mban presidencën e Bashkimit Europian, Tuppurainen shprehu angazhimin për të mbështetur procesin e zgjerimit.

Michael Roth, Gazeta Si, 15 tetor 2019


“Ne kemi zgjerimin sot në axhendë dhe si presidencë e Bashkimit Europian jemi të angazhuar tërësisht për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres një sinjal të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ç’duhet të bëjë Europa, pasi ne kemi angazhime dhe duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”, deklaroi ajo.

Por ndërkohë Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Presidenti Emmanuel Macron është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme.

Një reagim ka pasur edhe nga ana ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili e cilësoi mbledhjen e ministrave të Jashtëm si provë të besueshmërisë së BE-së.

“Sot Bashkimi Europian përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”, shkruan Cakaj.

Sipas tij, jë vonesë tjetër mund të ngadalësojë. prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë