Futboll

Në stadium me Hitlerin në kapele: denoncohen tifozët e Veronës

Tetë tifozët e Veronës që, më 19 janar u përpoqën të hynin në Dall'Ara të Bolonjës, me kapele që kishin të stampuar figurën e Adolf Hitler, janë denoncuar nga policia. Grupi u bllokua para ndeshjes, në hyrje të stadiumit, ndërsa materialet u sekuestruan menjëherë. Tani tifozët rrezikojnë, përveç përjashtimit, edhe një denoncim për shkelje  të Ligjit ‘Mancino’, që dënon çdo formë nxitje të urrejtjes etnike, racore ose fetare.

Nuk është hera e parë që mbështetësit e Veronës bëhen protagonistë të episodeve pro-naziste: verën e kaluar, për të festuar rikthimin e verdhe bluve në Serie A, një grup ultras kënduarn në kor duke e përcaktuar Veronën “një ekip fantastik i bërë në formën swastika (kryq i thyer)”. Dhe, në vitin 2017 gjatë grumbullimit të një grupimi të Curva Sud, kryetari i ultràsve Luca Castellini pati thënë: “Kjo festë është paguar nga Adolf Hitler”.

“Racistë e ndjekës të një krimineli”, i ka përcaktuar Vincenzo D’Arienzo, senatori veronez i Partisë Demokratike: “Le t'i izolojmë ata, shoqëria jonë nuk ka nevojë për njerëz të tillë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë