Futboll

Në Spanjë zbulojnë renditjen e “Topit të Artë”, e ka fituar Robert Levandovski

"Topin e Artë do ta fitojë Robert Levandovki". Një muaj para dhënies së këtij çmimi vjen zbulimi nga Spanja, ku “Marca” ka publikuar klasifikimin final. Javën e kaluar janë mbyllur edhe votimet e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve për lojtarin më të mirë.

Çmimi prestigjioz individual do të dorëzohet më 29 nëntor, por e përditshmja spanjolle ëhstë e sigurt se ka në dorë listën e saktë, në krye të së cilës qëndron sulmuesi i Bajernit të Mynihut, i ndjekur nga Lionel Mesi dhe Karim Benzema. Një nga kandidatët kryesorë, italiani Zhorzhinjo, në këtë listë mban vendin e 5-të, edhe pse ka fituar Europianin dhe Ligën e Kampionëve.

Trofeu i "Topit te Arte". Gazeta Si, 28 tetor 2021

Zhgënjim i madh për Kristiano Ronaldon, i nënti, pas lojtarëve si Salah, Mbape, Kejn dhe Haland.

Klasifikimi i “Topit të Artë” sipas “Marca”-s
1- Robert Levandovski (Bajern Mynih)
2- Lionel Mesi (PSG)
3- Karim Benzema (Real Madrid)
4- Mohamed Salah (Liverpul)
5- Zhorzhinjo (Çelsi)
6- Kilian Mbape (PSG)
7- N'Golo Kanté (Çelsi)
8- Erling Haland (B.Bortmund)
9- Kristiano Ronaldo (Man.Junajtid)
10- Kevin de Bryjne (Man.Siti)
11- Xhanluixhi Donaruma (PSG)
12- Luka Modriç (Real Madrid)
13- Xhorxhio Kielini (Juventus)
14- Herri Kejn (Totenham)
15- Bruno Fernandes (Man.Junajtid)
16- Ruben Dias (Man.Siti)
17- Romelu Lukaku (Çelsi)
18- Pedri (Barcelona)
19- Nejmar (PSG)
20- Rijad Mahrez (Man.Siti)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë