ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë janë në përgatitjet e fundit për Panairin e Librit për Fëmijë që do të mbahet prej 2 deri më 6 tetor.
Përgjatë këtyre ditëve është paraparë një program i pasur i aktiviteteve, kurse ceremonia e hapjes së këtij panairi do të jetë më 2 tetor, prej orës 12:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”, lokacion që do të përfshijë edhe aktivitetet e tjera përgjatë panairit.
Festivali dhe Panairi i Librit per Femije organizohet nga ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” me mbeshtetjen e Zyres Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove, Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit, Komunes se Prishtines, Presidences se Republikes se Kosoves dhe IPKO.
Programi kulturor i Festivalit dhe Panairit te Librit per Femije zhvillohet ne bashkepunim me Dokufest, Teatri Dodona, Bonevet, Terre des hommes, SOS Fshatrat, Galeria Kombetare e Kosoves, ShFMU “Prenk Jakova”, TOKA, Yoga me Dodona, J Coders, Kosova Makers League, etj. Ndersa, prezente do te jene shtepite botuese nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut, si Dukagjini, Albas, Magjia e Librit, Galdimi – A Editions, Logos A, Berati, Pegi, Fan Noli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.