Jete & Stil

Ne nuk lindim me emocione, të gjitha ndenjat i mësojmë gjatë jetës

emocionet

Shumica prej nesh mendojmë për emocionet si diçka që vjen nga thellësia. Kjo është mënyra se si ndihemi, si diçka të fuqishme të cilën nuk mund ta kontrollojmë.

Por shkenca e re po e sfidon këtë botëkuptim duke treguar se emocionet nuk lindin instiktivisht, por mësohen me të kuptuarit e tyre.

Emocionet universale janë mit

Ideja se emocionet janë të çuditshme dhe të vështira është e thjeshtë: të gjithë ne i kemi. Nëse dikush nga Sahara ndihet i zemëruar ose i pikëlluar, një parisian ose një fshatar kinez nuk do ta ketë problem të kuptojë se si ai person ndihet. Por neuroshkencëtarja, psikologia dhe autorja Lisa Feldman Barret ka shpjeguar këtë:

”Emocionet janë reflekse: truri ynë është lindur me qarqe emocione. Kur dikushpërjeton një nga përjetimet si frika, të gjithë e njohim atë.”

”Ka dekada studimesh që tregojnë se ne nuk jemi të lindur me emocione të ndërtuara në trurin tonë, por truri ynë ndërton emocione, sepse ne kemi nevojë për to në një mënyrë që është shumë specifike për situatën,” këmbëngul ajo,

Sipas saj, reagimet tona fizike për rrethin tonë, janë të paraprogramuara. Trupat njerëzore punojnë përafërsisht njejtë kudo. Por interpretimi i këtyre reagimeve që në thelb janë emocione, varion shumë nga kultura në kulturë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë