Njerez

Në listën e “100 Liderëve më Inovativ” ka vetëm një femër

Të premten, Forbes publikoi listën e “100 Liderëve më Inovativ Amerikanë”. Duke përfshirë gjigandët e teknologjisë si Jeff Bezos apo Mark Zuckerberg, nuk kishte asgjë që nuk pritej përveç një problemi të pashmangshëm : Lista përfshinte vetëm një femër. Drejtoresha e “Ross Stores”, Barbara Rentler, ishte renditur e 75-ta në listë. Dhe pas kësaj nuk u desh shumë kohë që të fillonin protesta në mediat sociale. “As edhe një foto të Barbara Rentler”, shkroi dikush.

Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos

Lista e pabalancuar ngriti shumë dyshime mbi mënyrën se si ishin vendosur emrat në të vërtetë. Para se të publikohej, dy profesorë meshkuj dhe një konsulent po mashkull mblodhën renditjen e cila u bazua në 4 faktorë: reputacioni i medias për inovacionin, lidhjet sociale dhe kapitalin, rekord për krijimin e vlerave dhe ajo çfarë pret investitori për krijimin e vlerave.

Rendall Lane, redaktori i Forbes u përgjigj në lidhje me reagimet e ashpra pas publikimit të listës. Duke iu referuar zhurmës në Twitter ai shkroi, “Bërthama e këtij mesazhi – se redaktorët e Forbes zgjodhën 100 lidera inovativ duke përfshirë vetëm një femër – do më zemëronte edhe mua”. Ai vazhdoi ta shpjegonte marrjen e këtij vendimi duke shtuar disa detaje në lidhje me problemet e industrisë së gjerë që i kanë shtyrë drejt gabimeve : “Femrat, siç e dimë, nuk përfaqësohen në mënyrë të mirë në krye të korporatave më të mëdha dhe akoma më keq përsa i përket kompanive teknologjike në rritje. Me fjalë të tjera, femrat kurrë nuk kanë pasur shumë shanse këtu”.

Lane e përkufizoi listën si një “moment mësimi” dhe vuri në dukje lista të tjera që Forbes ka krijuar të cilat kanë qënë të fokusuara tek femrat, si për shembull lista “Femra e bërë vetë më e pasur”, e cila përfshinte të famshme si Rihanna dhe Kylie Jenner.

Duke pranuar fajin, diskutimi u mbyll me një premtim për “ta rimenduar listën e Liderëve më Inovativ Amerikanë”. Ndoshta herën tjetër një femër duhet të përfshihet në bërjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë