Biznes

Në Kosovë s’ulesh dot në bare e restorante, ka vetëm shërbim “merre me vete”

Pavarësisht se në fillesat e pandemisë Kosova ishte më tolerante ndaj masave krahasimisht me Shqipërinë, ajo ka vendosur t'i lehtësojë ato gradualisht.

Teksa në Shqipëri pjesa më e madhe e rajoneve janë të shpallura zona të gjelbra dhe nuk kanë asnjë kufizim lëvizje, por edhe në zonat e kuqe mund të lëvizësh lirisht deri në orën 21:00, në Kosovë nuk mund të gjerbësh kafenë i rehatuar në një bar.

Restorantet dhe kafenetë në Kosovë do të kenë mundësi të ofrojnë veç shërbime “Merre me vete” , ndërsa do të jenë të detyruar të respektojnë edhe masa të tjera shtesë gjatë ofrimit të këtij shërbimi.

Faza e dytë që ka nisur dje në Kosovë do të mbetet në fuqi deri në muajin qershor, kur pritet edhe letësimi i plotë i masave të marra që nga muaji mas si masë parandaluese për shprendarjen e pandemisë COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë