Njerez

Në kohë pandemie, dashuria fiton mbi gjithçka!

Ata kanë tre vite diferencë, 77 ai, 74 ajo. Janë bashkë që prej një jete: më shumë se sa gjysmë shekulli martesë.

"Kur babi u shtrua në spital për atë pneumoni të shëmtuar, dëgjoheshim çdo ditë në telefon: shqetësimi i tij nuk ishte pse gjendej në spital, por sepse kishte lënë vetëm të shoqen", tregon për "Il Corriere" Edoardo, i biri i Giorgio Franzini, burrë prej të tjera kohësh që emocionohet në atë foto në të cilën përqafon të shoqen Rosa dhe e shtrëngon pas vetes mbas një muaji të  larguar nga njëri-tjetrit.

Giorgo & Rosa Franzini

Të dy gjenden në spitalin e Cremonas. Giorgio është shtruar më 16 mars, pas disa ditësh shtruan dhe të shoqen.

"Nuk donim t'i tregonim që të mos e shqetësonim - rrëfen i biri Edoardo - Mjekët kujtojnë se babai vazhdonte t'u shpjegonte sanitarëve se sa i mungonte e shoqja. Pas do një jave mësoi se në spital gjendej një Rosa Rosa që kërkonte ta përshëndeste. E zbuloi aty që ndodheshin të dy në të njëjtin spital, vetëm një kat larg njëri-tjetrit".

Tanimë që të dy janë mirë, dy kryeinfermieret, Manuela Denti e Carla Garello, kanë organizuar një surprizë: i kanë shpënë në të njëjtën dhomë për ti takuar pas shumë ditësh. Fotoja e takimit të tyre ka marrë dhenë në internet.

"Ai përqafim - vazhdon Edoardo - ka emocionuar familjen tonë, saqë edhe vajza ime katër vjeç ka nisur të përgatisë vizatimë për t'ua shpënë gjyshërve".

"Është një ndodhi që rrëfen dashurinë e vërtetë: mami dhe babi janë shumë të lidhur, janë sëbashku që prej 60 vitesh, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri. Edhe në spital, kur mësuan se ishin të dy të shtruar në të njëjtën strukturë, qëndronin në telefon për orë të tëra nga njëra dhomë në tjetërn", thot i biri. Giorgio, që në atë foto emocionohet, tanimë është dyshues: "Kemi dalë në të gjitha mediet?", pyet të birin.

E mandej bën shaka: "Si yjet e famshme!". Mjekët do të bëjnë të pamundurën për t'i nxjerrë nga spitali në të njëjtën ditë. Ndërkaq i kanë vendosur tashmë në të njëjtën dhomë, njëri pranë tjetrit, si filli i kuq i gjithë jetës së tyre të kaluar sëbashku. /Corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë