Lajme

Në kërkim të paktit, ndërkombëtarët sërish takim me Këshillin Politik

Nuk ka ende konsensus dhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe dhe një përfaqësues i OSBE-së janë ritakuar me anëtarët e Këshillit Politik, një orë para mbledhjes  së lajmëruar për reformën zgjedhore.

Më herët, ata zhvilluan një tjetër takim, por pa rezultate konkrete. Gjatë të martës, reagoi edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Tëitter, Varhelyi tha se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Por, sipas tij, nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

Edhe Basha nga ana e tij shprehu gatishmërinë për angazhim. Me tone të ulëta foli edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa njoftoi se komentet për reformën do t’i japë më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë