Lajme

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Kakavijë Elton Shehu

Ditën e sotme është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasi Elton Shehu i shpallur në kërkim për trafik droge.

Mësohet se Shehu po udhëtonte me makinën e tij dhe pasi ka kaluar në Kakavijë është ndaluar nga policia greke.

Shehu është një eksponent i njohur në fushën e trafikut të drogës në Gjirokastër, Vlorës dhe Fierit.

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga policia greke. Në Shqipëri, Elton Shehu nuk rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare. Nuk dihen ende detaje për aktivitetin e tij kriminal për të cilin është arrestuar nga mediet greke.  


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë