Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të shtunë nga shërbimet e D. V. P Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Besnik Bungaja, i njohur ndryshe edhe si Besnik Leka dhe Astrit Leka, banues në Tiranë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me Besnik Bungajan do të kryhen tanimë nga Zyra Kombëtare e Interpolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë