Njerez

“Ne jemi një familje dhe bashkëpunëtorë arti”

Ndonjëherë anëtarët e familjes mund të jenë bashkëpunëtorët më të mirë, edhe në profesionin tuaj. Grace Surman dhe Gary Winter, prej kohësh kishin menduar të jepnin një shfaqje për fqinjët e tyre, duke përfshirë edhe lojra të ndryshme, por duke treguar nëpërmjet aktrimit, angazhimin e madh të Greta Thunberg. Sipas mediave të huaja nuk është e veçanta për këtë, por për faktin se në skenë aktorët kryesorë ishin fëmijët e çiftit.
Pablo Pikaso përsëriste se çdo fëmijë është artist, por jo çdo fëmijë është njëlloj në skenë me nënën apo babin e tij artist. Hope në moshën 12 vjeçare dhe vëllai i saj Merrick në moshën nëntë vjeçare, e kanë nisur karrierën artistike shumë shumë herët. Nëna e tyre tregon se i kanë marrë fëmijët nëpër performancat e tyre kur ishin shumë të vegjël, pasi njëkohësisht duhet të kujdeseshin për ta.
Madje Merrick në moshën 1 vjeçare mori pjesë në një shfaqje teatrale, ku mamaja e tij luante rolin e një prindi të dëshpëruar që i kishin rrëmbyer fëmijën.
"Ata na vëzhgonin gjithë kohës, kur punonim dhe gjatë kohës kur ishim në prova. Në moment që filluam të interpretonim së bashku, mua më dukej e natyrshme t'i kisha bashkëpunëtorë në skenë. Ne jemi një familje dhe bashkëpunëtorë arti.," shprehet Grace.

Gjatë shfaqjes provizore në kopështin e tyre, Grace shkruajti një dialog të shkurtër për veten dhe Hope, gjithashtu dhe një tjetër për Gay dhe Merrick. Ky i fundit ishte një duet i cili tregonte më së miri marrdhëniet e babait dhe djalit. Gay tregon se pasi kishin punuar disa herë bashkë dhe projektet ishin realizuar shumë mirë, së bashku me bashkëshorten e tij vendosën që të punonin në skenë si familje.
Deri më tani ata kanë bërë dy filma për Trustin Kombëtar, ku treguan 200 vjetorin e masakrës së Petroloos, kur u krijua një protestë e të drejtave të punëtorëve në Mançester, duke vrarë mijëra njerëz.
Artistët Jeremy Deller, Bob e Roberta Smith dhe këngëtarja Jarvis Cocker ishin ndër të tjerët që morën pjesë në projektin e peizazheve popullore të Trustit Kombëtar.
Prindërit e fëmijëve tregojnë se sa energjik janë ata në skenë. Grace shprehet se shpesh herë ata kanë edhe përplasje të mendimeve, por kur dalin nga skena e dinë shumë mirë se përsëri janë një famije dhe problemet e interpretimeve nuk do të ndikojnë tek ta.

Interpretimin për fqinjët e tyre ata e kanë quajtur "Guri i Gjelbërt", ku pjesën më të madhe të kohës dëgjohën tingujt e bateristëve të vegjël të cilët janë Merrick dhe miqtë e tij, ndërsa nga ana tjetër motra e tij po imiton vogëlushën Greta dhe përpiqet t'i tregojnë fqinjëve të saj se duhet të mbrojnë shtëpinë e tyre, komunitetin e tyre dhe botën ku jetojnë.
"Hope e ka pëlqyer iniciativën e Gretës prej fillimit dhe është organizuar në shkollën e saj për protesta të ndryshme. Askush nuk e ka drejtuar, por ajo vetë ka pasur dëshirë për të qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme që bota ka parë," shton Grace.
Famija jeton në Ilkely, West Yorkshire dhe tashmë po punojnë për një projekt të ri, që do të shfaqet në Manastirin Quarantine dhe qëndrimi në këtë vend i ka përfshirë ata në shfaqje të tjera si është, edhe kjo për fqinjët e tyre. Ata shprehen se duan t'i japin një frymë pozitive komunitetit ku jetojnë duke përfshirë edhe piktorë, vallëtarë dhe skuptorë në shfaqet e tyre./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë