Bota

Në Japoni ndalohen mbiemra të ndryshëm brenda familjes, Gjykata: Vendim i drejtë!

Gjykata Supreme japoneze e cilësoi kushtetues një ligj që u ndalon qytetarëve që të mbajnë dy mbiemra, një praktike që përdorej kryesisht nga gratë pas martesave.

Ligji në fuqi ndalon gjithashtu që dy të martuar të mbajnë dy mbiemra të ndryshëm, duke i detyruar çiftet që martohen që të zgjedhin njërin mes mbiemrit të burrit, ose të gruas.

Gjykata shqyrtoi çështjen pas tre padive të dorëzuara nga çifte të martuara, të cilat akuzonin autoritetet se po u shkelnin të drejtat duke mos i lejuar që të mbanin mbiemra të ndryshëm në të njëjtën familje.

Pasi shqyrtoi çështjen, Gjykata tha se Kodi Civil dhe dispozitat e ligjit të regjistrimit të familjes që kërkojnë që çiftet e martuara të përdorin të njëjtin emër të familjes janë kushtetuese.

Njëmbëdhjetë nga 15 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë thanë që dispozitat janë kushtetuese. Katër të tjerët në mendim pakice arritën në përfundimin se dispozitat janë antikushtetuese

Një vendim i ngjashëm u dha edhe në 2015-n nga kjo gjykatë si për Kodin Civil ashtu edhe për ligjet e tjera që rregullojnë marrëdhëniet familjare në Japoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë