Ne rrjet

Në Itali, disa qytete janë të paprekshme nga koronavirusi!

Një nga pyetjet më të ngutshme në lidhje me Covid-19 është se sa i arritshëm mund të jetë "imuniteti i tufës". Ajo që dihet me siguri është se sa më shumë njerëz të kenë antitrupa mbrojtës, aq më ngadalë përhapet virusi.

Disa ekspertë kanë këshilluar që të të rinjtë e shëndetshëm të mund të lihen të lëvizin lirshëm, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt imuniteti i tufës. Të dhënat nga Europa sugjerojnë se ky qëllim mbetet i largët pasi edhe rajonet me më shumë raste në pranverë kanë tendencën të kenë shpërthimet më të mëdha të pandemisë edhe tani. Megjithatë, të dhënat nga Italia, sidomos ato të qyteteve tregojnë se zonat më të goditura tani gëzojnë një farë shkalle imuniteti.

Sipas një harte të realizuar nga gazeta "The Economist", në Lombardi, zemra e valës së parë të Italisë, 0.3% e popullsisë humbën jetën që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, disa qytetza të rajonit u goditën në mënyrë joproporcionale. Virusi u mori jetën 0.6% të popullsisë në provincën e Bergamos, dhe më shumë se 1% në disa komunat rreth tij. Nëse ka ndonjë vend në Europë ku banorët kanë fituar antitrupa për të frenuar Covid-19, do të ishin këto qytete.

Harta e "The Economist"

Isaia Invernizzi, një gazetare, ka fituar qasje në të dhënat e të brendshme të Lombardisë, thotë se qytetet më të goditura po e përballojnë jashtëzakonisht mirë valën e dytë të pandemisë. Që nga 1 shtatori, komunat që kishin një vdekshmëri prej të paktën 0,5% të popullsisë kanë vetëm 216 raste për 100,000 njerëz, një e treta e rasteve ditore më të cilat po përballen zonat që kishin një vdekshmëri prej rreth 0,1%. Niveli më i lartë kombëtar i vdekjeve në Europë apo Spanjë, është vetëm një e pesta e Bergamos.

Distancimi social gjithashtu ka ngadalësuar virusin. Sipas Google, banorët e Lombardisë lëvizën rreth 24% më pak në korrik sesa në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë