Drejtësia

Në gjykim në Belgjikë për drogë, SPAK i sekuestron pasuritë dy vëllezërve nga Fushë-Kruja

Gazeta Si - SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve Bardhyl dhe Kastriot Shota, të cilët po gjykohen në Belgjikë për kultivim kanabisi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka bllokuar prona të paluajtshme, apartamente dhe automjete.

Këta dy shtetas, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritet belge, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundërligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2020.

Pasuritë e sekuestruara

1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.

2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë