Pasi ra dy muaj shi në disa vende të Mbretërisë së Bashkuar, kishte përmbytje të mëdha në Uells dhe sot Shërbimet e urgjencës u përpoqën të mbronin një fabrikë që prodhon vaksinën dhe e ruan atë pasi Stuhia Christoph goditi vendin.
Ekipet punuan gjatë gjithë natës për të shpëtuar fabrikën në Wrexham e cila është e përfshirë në prodhimin e vaksinës së Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca e cila gjithashtu ruhet atje.
Lumi Mersey doli nga shtrati ndërsa niveli i ujit shënoi një rekord duke bërë që rreth 2000 familje të evakuohet në East Didsbury, West Didsbury dhe Northenden.
“Ne patëm një incident në fabrikë dhe na u desh të punojmë fort për t'u siguruar që të mos ketë asnjë problem. Unë kam qenë zgjuar gjithë natën ... është një kohë shumë e vështirë për ne” tha Mark Pritchard, një nga drejtuesit e ekipit.
Një stuhi e tillë kishte shumë kohë që nuk ndodhte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.