Politike

Në burg i akuzuar për blerje vote, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit si kryetar bashkie

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha vendimin të enjten për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.

Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg i akuzuar për shitblerje votash.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë