Politike

Beleri mbeti në burg, Greqia: Vendim që godet perceptimin evropian të shtetit të së drejtës

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila la nën masën "arrest me burg", kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Sipas ministrisë greke, zgjatja e paraburgimit për Belerin, ofendon sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës

"Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës" thuhet në një reagim të shkurtër.

Kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, vjen pas një takimi që ministrja e Jashtme e Shqipërisë zhvilloi në Bruksel me homologun e saj grek Niko Dendias.

Në reagimin e saj Xhaçka tha se i bëri të qartë ministrit të Jashtëm grek se "Beleri" është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri Greqi. Sipas saj, Fredi Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë