Taksa

Në 2023 evazioni fiskal në Shqipëri u dyfishua

Nga Gazeta 'SI' - Në 2023-shin evazioni fiskal në Shqipëri u dyfishua.

Kështu thotë Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj vjetor, ku thekson se nga 2022-shi në 2023-shin, vepra penale e mospagimit të taksave u rrit nga 9.9 në 18.2%, përkthyer në 34 raste.

Fenomeni është i përhapur në 98% të rasteve në sektorin privat dhe më së shumti tek meshkujt. 29% e rasteve kanë ndodhur në Tiranë thotë raporti, por koeficienti më i lartë për 100.000 banorë i përket Vlorës, me 21 dhe Shkodrës me 11.

Nga ana tjetër, fshehja e të ardhurave si vepër penale është reduktuar nga viti në vit, por mbetet tepër e përhapur. Ajo përbën 65% të totalit të krimeve të evazionit.

Gjykata ka vendosur në 76% të dënimeve, dënim me burg dhe në 24% dënim me gjobë, ndërkohë ka vendosur 6 pushim çështje dhe 13 vendime pafajësie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë